22/12/2024

Shefi i diplomacisë turke kërkon nga G20-ta të luajë “rol më aktiv” në arritjen e armëpushimit në Gaza

- Advertisement -spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

të fundit...

- Advertisement -spot_img

Ministri turk i Punëve të Jashtme, Hakan Fidan, u ka bërë thirrje anëtarëve të G20-tës që të luajnë “rol më aktiv” në arritjen e një armëpushimi në Rripin e Gazës, raporton Anadolu.

Fidan mori pjesë në një seancë mbi rolin e G20-tës në tensionet e vazhdueshme ndërkombëtare në Takimin e Ministrave të Jashtëm të G20-tës në Brazil, ku ai tha se “brutaliteti në Gaza duhet të ndalet sa më parë”.

Burime diplomatike turke theksuan se Fidan inkurajoi komunitetin ndërkombëtar dhe G20-tën të mbështesin një zgjidhje me dy shtete midis Izraelit dhe Palestinës. Ai tha se Ankaraja do të vazhdojë nismat në këtë drejtim.

Ministri turk po ashtu tha se komuniteti ndërkombëtar po përballet me shumë sfida të shkaktuara nga teknologjitë si pabarazia dhe padrejtësia globale, dobësitë ekonomike, problemet mjedisore dhe inteligjenca artificiale.

Sipas burimeve, ai theksoi rëndësinë e diplomacisë globale dhe G20-tës për zhvillimin e nismave të përbashkëta në të gjitha fushat e krizës.

Fidan po ashtu ftoi të gjitha palët të punojnë për paqen dhe sigurinë globale nën temën “Theksimi i diplomacisë në parandalimin e krizave” të Forumit të Diplomacisë në Antalya, që do të mbahet në datat 1-3 mars.

- Advertisement -spot_img

Me te lexuarat...

- Advertisement -spot_img

Lajmet tjera...