13/04/2024

Shërbimi Korrekturës mohon se Granit Plava tentoi të vetëvritet

të fundit...

- Advertisement -spot_img

Shërbimi Korrektues i Kosovës (SHKK), ka mohuar se Granit Plava, i dyshuar për vrasjen e Liridona Ademajt, ka tentuar vetëlëndim apo vetëvrasje.

Sipas këtij institucionin, në dhomën e tij është dëmtuar një batanije dhe se stafi i burgut ka reaguar menjëherë duke e larguar atë.

Ndërsa, është konfirmuar se ka pasur një tentim për ta sulmuar Plavën, por që është parandaluar nga stafit.

“Njoftojmë se ndaj të paraburgosurit G.P, ka pasur vetëm tentim për ta sulmuar gjatë kohës së paraparë për shëtitje. Po ashtu, njoftojmë se nuk ka pasur as tentim për vetëlëndim, e as për vetëvrasje, në momentin që është vërejtur se batanija është dëmtuar, stafi ka reaguar me kohë”, thuhet në reagimin e SHKK-së.
Shërbimi Korrektues i Kosovës ka bërë të ditur ka themeluar Komisionin Hetimor për të sqaruar të gjitha rrethanat lidhur me rastin dhe do të vazhdojë ta mbajë publikun e informuar.
Bëhet e ditur se tre të dyshuarit në rastin e vrasjes së Liridona Ademajt, janë të “shpërndarë në tri qendra korrektuese dhe për shkak të ndjeshmërisë së rastit kanë nivel të lartë sigurisë”, thuhet tutje, përcjell teve1.info

Lidhur me vrasjen e Liridona Ademajt deri tani janë arrestuar katër persona, në mesin e tyre është edhe bashkëshorti i saj, Naim Murseli.

Ndryshe, mbrëmjen e 29 nëntorit, në Prishtinë është vrarë 30-vjeçarja, Liridona Ademaj.

Rasti fillimisht u cilësua ‘Grabitje e armatosur me pasojë vdekjen’, pasi të dyshuarit, Granit Plava, Kushtrim Kokalla dhe bashkëshorti i së ndjerës, Naim Murseli, kishin inskenuar ngjarjen që të paraqitet si grabitje e armatosur.

- Advertisement -spot_img

Me te lexuarat...

- Advertisement -spot_img

Lajmet tjera...