21/12/2024

Shkon në 48 numri i viktimave pas tërmetit shkatërrues në Japoni

- Advertisement -spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

të fundit...

- Advertisement -spot_img

Tërmetet që goditën Japoninë, më i forti prej të cilëve me magnitudë 7.6, morën 48 jetë njerëzish, por lufta për të gjetur të ngujuar nën rrënoja vazhdon.

Kryeministri japonez Fumio Kishida tha se vendi po përballet me një “betejë kundër kohës”, për të shpëtuar të prekurit nga një seri tërmetesh të mëdha që kanë ua morën jetën të paktën 48 njerëzve dhe lënduan dhjetëra tjerë.

Policia dhe autoritetet lokale këtë mëngjes raportuan raste të nxjerrjes së trupave nga rrënojat e ndërtesave të shembura, ndërsa të tjerë mbetën të bllokuar.

“Ne duhet t’i shpëtojmë sa më shpejt të jetë e mundur, veçanërisht ata të bllokuar nën strukturat e shembura”, tha Kishida gjatë një takimi urgjent.

Një mijë pjesëtarë të ushtrisë janë dërguar në zonën më të goditur në Gadishullin e Notos relativisht të largët të vendit, por operacionet e shpëtimit pengohen nga rrugët e dëmtuara dhe të bllokuara rëndë dhe një nga aeroportet e zonës është detyruar të mbyllet për shkak të çarjeve në pistë.

Tërmetet madje shkaktuan zjarre në disa vende, kështu që zjarret ishin ende të ndezura në qytetin e Wajima, dhe departamenti i zjarrfikësve raportoi se më shumë se 100 shtëpi dhe ndërtesa të tjera u shkatërruan plotësisht. /Telegrafi/

- Advertisement -spot_img

Me te lexuarat...

- Advertisement -spot_img

Lajmet tjera...