Një shpërthim raportohet të ketë ndodhur mëngjesin e sotëm në qytetin e Pejës.
Sipas informacioneve të para ky shpërthim ndodhi në një pompë të derivateve në këtë qytet.
Nga Policia e Kosovës është konfirmuar rasti në fjalë derisa u tha se shpërthimi ishte në një cisternë të një pompe të derivateve në Pejë.
“Rreth orës 09:40 kemi pranuar informatën për një shpërthim, dyshohet se ka shpërthyer një cisternë në pompë të derivateve”.
Ai tha se ende nuk dihet nëse si shkak i shpërthimit ka persona të lënduar.
“Jemi në vendin e ngjarjes, ende nuk dihet nëse ka persona të lënduar”, ka deklaruar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Pejës, Fadil Gashi.