21/04/2024

Shpërthime të forta në Kiev dhe qytete të tjera të Ukrainës pas sulmeve me raketa ruse

të fundit...

- Advertisement -spot_img

Sot në mëngjes, Rusia kreu një sulm të ri me raketa në Kiev dhe qytete të tjera të Ukrainës, njoftoi Forca Ajrore e Ukrainës.

Një person ka humbur jetën në jug të vendit, ndërsa në kryeqytet janë aktivizuar sistemet e mbrojtjes ajrore, ku janë dëgjuar disa shpërthime, raporton Guardian.

Dy shpërthime të fuqishme u dëgjuan në qendër të Kievit rreth orës 7 të mëngjesit, me të paktën dy të tjera 45 minuta më vonë, njoftuan mediat e Kievit.

Një nga gazetarët dëgjoi se mbrojtja kundërajrore po gjuante disa raketa dhe ishte dëshmitar i një prej shpërthimeve, transmeton Telegrafi.

Kryetari i bashkisë së Kievit Vitali Klitschko tha se sistemet e mbrojtjes ajrore janë aktivizuar dhe u bëri thirrje njerëzve të qëndrojnë në strehimoret e tyre.

Ai tha se më vonë mjekët ndërhynë dhe trajtuan një të plagosur në rrethin Dnipro. Në disa pjesë të qytetit është ndërprerë edhe energjia elektrike për shkak të dëmeve të shkaktuara nga copëzat e raketave.

Një sulm me raketa në qytetin jugor të Mykolaiv vrau një person, plagosi dhjetëra dhe dëmtoi të paktën 20 ndërtesa banimi, tha kryetari i bashkisë së qytetit, Oleksandr Sinkivych.

“Ka objekte banimi të dëmtuara. Rreth njëzet prej tyre janë pa çati. Dëmtimet në rrjetet e furnizimit me gaz dhe ujë tashmë po riparohen. Ka të plagosur. Një person është shtruar në spital. Të tjerët u ndihmuan në vend”, ka shkruar ai në Telegram, duke shtuar se i shtruari në spital ka ndërruar jetë më vonë. /Telegrafi/

- Advertisement -spot_img

Me te lexuarat...

- Advertisement -spot_img

Lajmet tjera...