29/02/2024

Shpërthimi i bombolës së gazit në Kçiq, Policia: Ngjarja ndodhi në bodrum, ka dëme të mëdha materiale

të fundit...

- Advertisement -spot_img

Një familje në fshatin Kçiq në Mitrovicë pa tmerrin me sy mbrëmë, kur një bombolë gazi shpërtheu duke lënë të lënduar kështu 15 anëtarët e kësaj familjeje.

Të lënduarit u dërguan me urgjencë në Emergjencën e Spitalit Rajonal në Mitrovicë, ku për shkak të gjendjes së rëndë, 14 nga ta janë transferuar për trajtim të mëtutjeshëm në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, ndërsa njëri u lirua në shtëpi.

Në përditësim mbrëmë vonë që dha Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar për gjendjen shëndetësore të viktimave, u njoftua se pacientët janë transferuar në Klinika të ndryshme të QKUK-së.

Sipas komunikatës për media, katër nga të lënduarit janë në gjendje më të rëndë dhe të njëjtit po trajtohen në Mjekimin Intensiv Qendror.

4 pacientë janë transferuar për mjekim të mëtejshëm në Mjekimin Intensiv Qendror, meqë kanë gjendje më të rënduar  shëndetësore nga djegia.

8 pacientë janë transferuar në Klinikën e Kirurgjisë Plastike, ku po e vazhdojnë trajtimin dhe mbikqyrjen nga stafi shëndetësorë.

2 në Kirurgjinë Abdominale dhe 1 do të transferohet në Kirurgji Torkale”, u tha në njoftim.

E Policia e Kosovës ka dhënë detaje nga ngjarja që ndodhi dje, ku u tha se bombola kishte shpërthyer në bodrumin e shtëpisë ku banorët po qëndronin.

Shkaqet e shpërthimit ende nuk dihen, përveç të lënduarve janë shkaktuar edhe dëme të konsiderueshme materiale.

Katërmbëdhjetë persona kanë pësuar lëndime trupore si pasojë e shpërthimit të një bombole gazi në bodrumin e shtëpisë ku po qëndronin. Të lënduarit janë dërguar për trajtim mjekësor në QKUK. Shkaqet e shpërthimit ende nuk dihen. Përveç të lënduarve si pasojë e shpërthimit janë shkaktuar edhe dëme të konsiderueshme materiale”, thuhet në raportin e policisë.

Në vendin e ngjarjes përves njësive të nevojshme policore kishin dalë edhe zjarrfikësit dhe eksperti i zjarrit.

Rasti është duke u hetuar nga njësitet kompetente.

- Advertisement -spot_img

Me te lexuarat...

- Advertisement -spot_img

Lajmet tjera...