Administrata amerikane dhe zyrtarë nga inteligjenca janë të brengosur se Izraeli planifikon sulm tokësor në Liban, që mund ta nisë në muajt e ardhshëm nëse përpjekjet diplomatike dështojnë që ta shtyjnë Hezbollahun jashtë kufijve verior më Izraelin, kanë bërë të ditur zyrtarë të lartë të kësaj administrate si dhe nga inteligjenca që janë të mirëinformuar me rastin.
Derisa vendimi përfundimtar nga ana e Izraelit akoma nuk është marrë, ekziston brenga brenda administratës së Bidenit për sulmin që sipas amerikanëve mund të fillojë në fillim të verës.
“Operojmë me supozimin se operacionit ushtarak izraelit mund të ndodhë në muajt e ardhshëm”, tha një zyrtar i lartë në administratën e Bidenit.
Në anën tjetër, lidershipi i Hezbollahut, që mbështetet nga Irani, ka shprehur haptazi mbështetjen për Palestinën dhe ka dënuar ashpër ofensivën izraelite në Gaza.
Ndërsa SHBA-ja është një ndërmjetës kyç në diskutimet për një pauzë në luftimet në Gaza, administrata Biden ka udhëhequr gjithashtu diskutime paralele me zyrtarët izraelitë dhe libanezë që, nëse do të ishin të suksesshme, do të krijonin një zonë tampon me milje të gjerë brenda pjesës jugore të Libanit. Kjo marrëveshje ka të ngjarë të shtyjë një sulmin izraelit, besojnë zyrtarët amerikanë. /Telegrafi/