27/12/2024

Shqiptarët e Izmirit vënë kurorë të zezë pranë konsullatës greke me rastin e gjenocidit të Çamërisë

- Advertisement -spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

të fundit...

- Advertisement -spot_img

Qytetarët me origjinë shqiptare u mblodhën në sheshin Gündoğdu nën organizimin e Shoqatës Kulturore Shqiptare Alaçatı-Çeşme dhe pas valles folklorike, marshuan deri te Konsullata e Greqisë

Izmir

Qytetarët me origjinë shqiptare që jetojnë në qytetin e Izmirit të Türkiyes, vendosën kurorë të zezë para konsullatës së Greqisë me rastin e 79-vjetorit të gjenocidit grek ndaj shqiptarëve të Çamërisë, raporton Anadolu.

Qytetarët me origjinë shqiptare u mblodhën në sheshin Gündoğdu nën organizimin e Shoqatës Kulturore Shqiptare Alaçatı-Çeşme dhe pas valles folklorike, marshuan deri te Konsullata e Greqisë.

İbrahim Topal, kreu i shoqatës, në një fjalim rasti, theksoi se nuk do ta harrojnë masakrën e kryer ndaj shqiptarëve muslimanë.

Topal theksoi se si shqiptarë të Türkiyes do të mbrojnë më shumë të kaluarën dhe kulturën e tyre.

“Ashtu si dhe vitin e kaluar, edhe këtë vit ne do ta përkujtojmë dhe rikujtojmë Çamërinë. Për një shqiptar, është detyrë që të përkujtojë, të kujtojë dhe të mos harrojë një ngjarje kaq të ulët dhe çnjerëzore”, deklaroi Topal.

Pas fjalimit, në konsullatë u vendos kurora e zezë.

Gjenocidi i Çamërisë

Në masakrën e filluar ndaj shqiptarëve të Çamërisë në qershor 1944 gjatë Luftës së Dytë Botërore nga forcat nën komandën e gjeneralit grek Napoleon Zervas, e cila vazhdoi deri në mars 1945, u vranë 2.900 burra, 214 gra dhe 96 fëmijë, ndërsa u përdhunuan 745 gra dhe u dogjën 68 fshatra dhe 5.800 shtëpi.

Pas gjenocidit, rreth 35 mijë shqiptarë u detyruan të largohen nga zona e Çamërisë drejt Shqipërisë, ndërsa disa emigruan në Türkiye.

- Advertisement -spot_img

Me te lexuarat...

- Advertisement -spot_img

Lajmet tjera...