Zëdhënësi John Kirby tha se SHBA nuk do të heqë dorë nga mbështetja për Izraelin pas marrëveshjes.
Ai tha gjithashtu se Shtëpia e Bardhë shpreson se disa qindra kamionë të tjerë me ndihma që transportojnë ushqime, ujë dhe ilaçe do të arrijnë në Gaza në ditët në vijim.
Kirby shtoi se kishte disa “indikacione pozitive” se Izraeli dhe Arabia Saudite nuk duan të heqin dorë nga një normalizim i mundshëm i marrëdhënieve diplomatike, i cili po diskutohej përpara shpërthimit të luftës në Gaza më 7 tetor.\Mesazhi.com\