22/06/2024

Shtyhet aksioni për largimin e institucioneve të Serbisë nga objekti komunal në Mitrovicë të Veriut

të fundit...

- Advertisement -spot_img

Komuna e Mitrovicës së Veriut shtyu aksionin për largimin e institucioneve të Serbisë nga objekti i saj në Lagjen e Boshnjakëve, konfirmuan për Radion Evropa e Lirë nga kabineti i kryetarit të komunës, Erden Atiq.

“E kemi zhvendosur datën për dy javë. Pas dy javësh do të merret vendimi sipas planit të paraparë”, tha shefi i kabinetit të kryetarit, Visar Syla.

Arsyet e këtij vendimi, tash për tash, nuk janë të qarta.

Zyra për Kosovën e Qeverisë së Serbisë, Drejtoria e Fondit të Sigurimit Pensional dhe Invalidor, Qarku Administrativ i Mitrovicës së Kosovës dhe Qendra për Punë Sociale nga Vushtrria gjenden në atë objekt prej kohësh.

Më 22 gusht, inspektorati komunal kërkoi prej tyre që, brenda tri ditësh, ta lirojnë objektin, për shkak se nuk dorëzuan dokumente apo kontrata për shfrytëzimin e tij.

Autoritetet komunale thanë se objekti është pronë e tyre dhe se duhet të lirohet për shkak të disa “punimeve”. Por, në një deklarim për Radion Evropa e Lirë, ato nuk specifikuan se për çfarë lloj punimesh bëhet fjalë.

Kryetari i Komunës së Mitrovicës së Veriut, Erden Atiq, vjen nga Lëvizja Vetëvendosje e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti.

Qeveria e Kosovës nuk deshi ta komentojë këtë vendim të Komunës së Mitrovicës së Veriut, me arsyetimin se bëhet fjalë për “çështje lokale”.

Megjithatë, Ambasada amerikane në Prishtinë i tha Radios Evropa e Lirë më 23 gusht se ka këshilluar edhe Qeverinë e Kosovës, edhe kryetarët e komunave me shumicë serbe në veri që “të përmbahen nga ndërmarrja e çfarëdo veprimi që mund t’i rrisë tensionet”.

Popullata serbe në veri të Kosovës i bojkotoi zgjedhjet lokale të prillit dhe, si rezultat, pushtetin në komunat Mitrovicë e Veriut, Zveçan, Zubin Potok dhe Leposaviq e morën kryetarët shqiptarë.

Në fund të majit, këta kryetarë, me ndihmën e policisë, hynë në ndërtesat komunale – gjë që shkaktoi revoltë nga popullata lokale serbe dhe ngriti tensionet.

Situata u përshkallëzua më 29 maj në Zveçan, kur serbët u përleshën me pjesëtarët e misionit ushtarak të NATO-s në Kosovë, KFOR.

Dhjetëra të plagosur u raportuan në të dyja anët.

- Advertisement -spot_img

Me te lexuarat...

- Advertisement -spot_img

Lajmet tjera...