Një shtyllë elektrike ka rënë mbi një veturë e cila ishte në lëvizje.
Rasti ka ndodhur sot rreth orës 13:30 në rrugën “Bekim Fehmiu” në Prishtinë.
Si pasojë, tre persona janë lënduar dhe të njëjtëve u është ofruar tretman mjekësor.
Kështu bëri të ditur për Telegrafin, zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.
“Njësitet përkatëse të Drejtorisë Rajonale të policisë në Prishtinë po merren me rastin”, tha Ahmeti. /Telegrafi/