05/11/2024

Siguria në trafik, policia rritë dukshëm numrin e gjobave

të fundit...

- Advertisement -spot_img

Një ditë pasi ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla dhe kreu i Policisë së Kosovës Gazmend Hoxha dolën në konferencë të përbashkët për të folur rreth gjendjes së sigurisë në trafik, sot të dhënat e policisë tregojnë se është rritur numri i gjobave në 24 orët e fundit.

Sipas policisë, vetëm dje u gjobitën 2246 qytetarë për shkelje të rregullave të trafikut, transmeton IndeksOnline.

Por pavarësisht numrit të madh të gjobave, aksidentet dje ishin të shpeshta. Dje ndodhën 81 aksidente trafiku prej të cilave 28 përfunduan me persona të lënduar dhe 53 të tjera me dëme materiale.

Ministri Sveçla dje tha se referuar angazhimit të Policisë së Kosovës për sigurinë në trafik, brenda këtij viti njësitet e komunikacionit kanë realizuar plane të veçanta operative që kanë pasur për qëllim uljen e rrezikut të shkaktimit të aksidenteve.

“Për të siguruar efikasitet të zyrtarëve policor dhe mos-kompromis me shkelësit e rregullave në komunikacion, zyrtarët e trafikut janë pajisur me kamera trupore ndërsa janë aktivizuar edhe veturat me pajisje inteligjente (smart-patrol) për evidentimin elektronik të shkeljeve në komunikacion. Në lokacione kyçe janë vendosur edhe zyrtarët me radar dore ndërsa janë kryer patrullime në komunikacion edhe nga njësia e zyrtarëve me motoçikleta dhe skuterë”, ka thënë ai.

Përkundër të gjitha masave të lartpërmendura dhe jo vetëm, duke marrë shkas nga numri i madh i aksidenteve dhe jetëve të humbura në komunikacion, konsiderohet ashpërsim i veprimeve policore dhe realizim të tyre pa asnjë kompromis.

Këtë vit jetën kanë humbur 104 qytetarë në aksidente komunikacioni duke përfshirë edhe këmbësorë.

- Advertisement -spot_img

Me te lexuarat...

- Advertisement -spot_img

Lajmet tjera...