13/04/2024

Simpatizantët e Sali Berishës mblidhen para shtëpisë së tij dhe brohorasin

të fundit...

- Advertisement -spot_img

Simpatizantët e ish-kryeministrit Sali Berisha janë mbledhur poshtë shtëpisë së tij, duke brohoritur.

“O Sali, o hero, gjithë Shqipëria ty të do”, janë brohoritma e dëgjuara nga simpatizantët e ish-kryeministrit.

Berisha ka dalë në dritare për të përshëndetur të gjithë të pranishmit, ku thjesht ka bërë simbolin me dy gishta.

Më pas ish-kryeministri ka dalë në ballon, duke përshëndetur të pranishmit, që qëndronin aty.

Gjykata Antikorrupsion vendosi gjatë së shtunës të lërë në arrest shtëpiak Sali Berishën, duke urdhëruar që të mos largohet nga banesa që gjendet në rrugën “Mustafa Matohiti”, njësia numër dy dhe të mos komunikojë me asnjë person tjetër përveç atyre që jetojnë në të njëjtën banesë me të.

Por për masat e arrestit shtëpiak, ligji nuk bën dallim nëse je politikan apo qytetar i thjeshtë, të vetmit me të cilët do të komunikojë deputeti Sali Berisha janë vetëm anëtarët e familjes së jetojnë me të.

Çështja është nga zbatimi i kësaj mase, askush nuk mund ta këqyrë komunikimin në rrjetet sociale të Berishës dhe ta ndalojë atë. Nëse kjo ndodh, vendimi i takon SPAK të vlerësojë nëse po thyhet apo jo urdhri i gjykatës.

Gjykata deklaroi se kjo mbikëqyrje për arrestin shtëpiak kryhet direkt nga dy prokurorët e dosjes partizani dhe shërbimet e policisë gjyqësore, të cilat do ta vizitojnë banesën e ish kryeministrit përditë për të verifikuar nëse gjendet apo jo në banesë

Që pas shpalljes së këtij vendimi më 30 dhjetor 2023, Sali Berisha ka pesë ditë afat ligjor për të ankimuar verdiktin./TCH/

- Advertisement -spot_img

Me te lexuarat...

- Advertisement -spot_img

Lajmet tjera...