15/06/2024

Sipas Eurocontrol,Shqipëria renditet e para për rritje të fluturimeve

të fundit...

- Advertisement -spot_img

Organizata Evropiane për Sigurinë e Navigimit Ajror (Eurocontrol) rendit Shqipërinë të parën në Evropë me rritje të numrit të fluturimeve në javën 16 – 22 tetor, në raport me periudhën e para pandemisë.

“Fluturimet nga Shqipëria janë 88 për qind më të larta gjatë javës 16-22 tetor në krahasim me të njëjtën periudhë të 2019-s”, bën të ditur raporti javor i Eurocontrol.

Të dhënat e INSTAT-it tregojnë se në periudhën janar-shtator, në vend kanë hyrë gjithsej 8.3 milionë shtetas të huaj, shifër kjo 29 për qind më e lartë se e njëjta periudhë e një viti më parë.

Sipas shifrave zyrtare të Aeroportit Ndërkombëtar të Rinasit, nga 1 janari deri në fillim të muajit tetor të këtij viti mbi 5.4 milionë pasagjerë janë përpunuar vetëm në Aeroportin e Rinasit, duke shënuar rritje me 37 për qind krahasuar me 2022. /Telegrafi/

- Advertisement -spot_img

Me te lexuarat...

- Advertisement -spot_img

Lajmet tjera...