23/07/2024

Sipas një ankete 50 përqind e amerikanëve mbështesin luftën e Izraelit në Gaza

të fundit...

- Advertisement -spot_img

Sipas një ankete të kompanisë kërkimore amerikane Gallup, 50 për qind e amerikanëve mbështesin sulmet e Izraelit në Gaza, ndërsa 45 për qind i kundërshtojnë ato, transmeton Anadolu.

Në nëntor, Gallup kreu një anketë me 1.013 amerikanë, nëse ata mbështesnin sulmet e Izraelit në Gaza.

Sipas rezultateve, 50 për qind e pjesëmarrësve mbështesin sulmet e Izraelit, ndërsa 45 për qind nuk i miratojnë ato.

71 për qind e Republikanëve të vendit i miratojnë sulmet, por 23 për qind i kundërshtojnë ato.

Ndërkaq, 63 për qind e pjesëmarrësve Demokratë nuk i shohin të justifikuara sulmet e Izraelit në Gaza dhe 36 për qind i mbështesin ato.

Nga ana tjetër, 59 për qind e burrave mbështesin sulmet e Izraelit në Gaza, ndërsa 37 për qind i kundërshtojnë atë. Nga ana tjetër, 52 për qind e grave në vend nuk i konsiderojnë të justifikuara sulmet dhe 44 për qind prej tyre i konsiderojnë të tilla.

61 për qind e amerikanëve “të bardhë” mbështesin sulmet e Izraelit në Gaza, por 36 për qind nuk i shohin këto sulme të drejta. 64 për qind e pjesëmarrësve nga racat e tjera nuk i miratojnë këto sulme dhe 30 për qind kanë mendim të kundërt.

Ndërsa 67 për qind e pjesëmarrësve kanë deklaruar se janë të kënaqur me ndihmën ushtarake amerikane për Izraelin dhe ndihmën humanitare për Palestinën, 31 për qind e amerikanëve mendonin se vendi i tyre “i ka dhënë më shumë ndihmë se ç’duhej” Izraelit.

72 për qind e të rriturve amerikanë ndjekin nga afër sulmet e Izraelit në Gaza, të cilat kanë vazhduar që nga 7 tetori.\Mesazhi.com\

- Advertisement -spot_img

Me te lexuarat...

- Advertisement -spot_img

Lajmet tjera...