24/02/2024

S’ka fjalë që përshkruajnë tmerret e Gazës

të fundit...

- Advertisement -spot_img

Melanie Ward, CEO e Ndihmës Mjekësore për Palestinezët, i tha BBC News “ne jemi në mes të katastrofës më të keqe humanitare që dikush prej nesh që punon në Gaza ka njohur ndonjëherë”.

Ajo thotë se edhe kur ndihma hyn në territor, “nuk është e mundur që t’u shpërndahet njerëzve në nevojë, sepse përmasat e bombardimeve izraelite janë kaq të egra”, shkruan BBC, përcjell ‘Telegrafi’.

“Rendi po prishet në Gaza, kjo është shumë e qartë… Të gjitha shërbimet publike – qoftë mbrojtja civile që nxirrte njerëzit nga rrënojat, forcat e policisë, spitalet, sistemet shëndetësore – të gjitha këto gjëra po shkatërrohen ngadalë nga sulmet ndaj tyre”, citohet të ketë thënë ajo.

“Dhe fjalët po bëhen krejtësisht të papërshtatshme për të përshkruar tmerret e situatës në terren, duke përfshirë edhe stafin tim”.

Deklaratat e saj vijnë në kohën kur Izraeli po vazhdon bombardimin e Gazës, me fokusin kryesor në Khan Younis në jug.

Siç raportohet, ka pasur edhe luftime në Rafah pranë kufirit egjiptian, ku mijëra palestinezë të zhvendosur kanë kërkuar strehim.

Ndërkohë në Jenin, në Bregun Perëndimor të pushtuar, katër persona janë vrarë në atë që dëshmitarët e përshkruajnë si një sulm me dron.

Ushtria izraelite po vepron ende në qytet dhe BBC thotë se ka parë buldozerë të blinduar në lëvizje.

Në anën tjetër, presioni ndërkombëtar po rritet për krizën humanitare dhe SHBA-ja i ka kërkuar sërish Izraelit të bëjë më shumë për të mbrojtur civilët në Gaza.

Ndërsa më vonë, Asambleja e Përgjithshme e OKB-së pritet të votojë për një rezolutë jodetyruese që bën thirrje për një armëpushim.

- Advertisement -spot_img

Me te lexuarat...

- Advertisement -spot_img

Lajmet tjera...