05/02/2025

Somali, të shtëna dhe shpërthime në një hotel pranë pallatit presidencial

- Advertisement -spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

të fundit...

- Advertisement -spot_img

Të shtëna me armë zjarri dhe shpërthime janë dëgjuar në një hotel pranë pallatit presidencial somalez në Mogadishu, raporton Anadolu Agency (AA).

Organizata terroriste Al-Shabab mori përgjegjësinë për sulmin e armatosur në një hotel në kryeqytetin e Somalisë të dielën.

Al-Shabab të dielën përmes frekuencave të radios së saj njoftoi se luftëtarët e saj kanë sulmuar hotelin Villa Rose, i cili ka një restorant që është i popullarizuar në mesin e zyrtarëve qeveritarë dhe të sigurisë.

Dëshmitarët okularë thanë se disa zyrtarë qeveritarë ishin në hotel kur filloi sulmi.

Hoteli ndodhet jo shumë larg pallatit presidencial në qendër të Mogadishut, ku u dëgjuan shpërthimet, të ndjekura nga të shtëna me armë zjarri. Nuk ka informacione për viktima të mundshme.

Sulme të tilla terroriste janë të zakonshme në Mogadishu dhe pjesë të tjera të Somalisë. Muajin e kaluar, të paktën 120 njerëz u vranë në dy shpërthime me bomba në një kryqëzim të frekuentuar në Mogadishu.

Organizata terroriste Al-Shabab, e cila është e lidhur me Al-Kaedën, shpesh kryen sulme që synojnë forcat e sigurisë dhe zonat civile në Somali.

- Advertisement -spot_img

Me te lexuarat...

- Advertisement -spot_img

Lajmet tjera...