28/05/2024

Sondazhi i ‘IRI’: Kosova e sheh Serbinë si kërcënim, Serbia i konsideron SHBA-të

të fundit...

- Advertisement -spot_img

Institutit Republikan Ndërkombëtar (IRI) ka realizuar së fundmi një sondazh për vendet e Ballkanit Perëndimor.

Sipas këtij sondazhi për tri vendet e Ballkanit Perëndimor, Kosovën, Shqipërinë dhe Bosnje e Hercegovinën, Serbia shihet si kërcënimi më i rëndësishëm për vendet e tyre.

Sipas rezultateve të këtij sondazhi nga IRI, në Kosovë një shumicë prej 83% e sheh si kërcënim Serbinë, pasuar nga Rusia më 8%.

Në Shqipëri 36% e qytetarëve e shohin Serbinë gjithashtu si kërcënim, pasuar nga Rusia me 32%.

Edhe në Bosnje 27% e qytetarëve e mendojnë që Serbia është kërcënim për ta, pasuar nga SHBA-të më 20% dhe Rusia më 15%.

Për dallim nga këto tri shtete, Serbia si kërcënim i sheh Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

36% e qytetarëve serb janë deklaruar se si kërcënim të rëndësishëm për vendin e tyre i shohin SHBA-të, 18% të tjerë e mendojnë Shqipërinë dhe 10% Kosovën.

Sikurse në Serbi edhe në Mal të Zi, 19% e qytetarëve i shohin SHBA-të si kërcënim, pasuar nga Rusia me 17% dhe Serbia me 10%.

Për 23% të maqedonasve, Bullgaria është kërcënimi më i rëndësishëm për vendin e tyre, e ndjekur nga Rusia me 12% dhe Kosova 10%.

Ndërkaq në pyetjen se cilin shtet e konsideroni si aleatin më të rëndësishëm për vendin tuaj, 80% e qytetarëve të Kosovës i shohin Shtetet e Bashkuara të Amerikës, pasuar nga Shqipëria pastaj më 6%.

Edhe në Shqipëri si aleat më të rëndësishëm e shohin SHBA-të më 56%, pasuar nga Italia më 10%.

Ndryshe nga Kosova dhe Shqipëria, Serbia edhe në këtë sondazh e ka dëshmuar aleancën që ka me Rusinë dhe Kinën.

- Advertisement -spot_img

Me te lexuarat...

- Advertisement -spot_img

Lajmet tjera...