Ballkani sonte do ta zhvillojë ndeshjen më të rëndësishme të këtij edicioni në Ligën e Konferencës.
Kampionët e Kosovës do të sfidohen nga Dinamo Zagrebi, me fillim nga ora 21:00, në stadiumin “Maksimir”.
Ndeshja “finale” e Ballkanit kundër Dinamo Zagrebit do të transmetohet direkt në Klan Kosova dhe ArtSport 1.
Lajmi është konfirmuar edhe nga platformat Artmotion në rrjetet sociale.