18/05/2024

Sot mbahen zgjedhjet presidenciale dhe parlamentare në Maqedoninë e Veriut

të fundit...

- Advertisement -spot_img

Sot në Maqedoninë e Veriut mbahen zgjedhje të dyfishta. Për zgjedhjet presidenciale janë regjistruar 1.814.317 votues, ndërsa për zgjedhjet parlamentare ky numër është 1.815.350 votues.

Diferenca në numrin e votuesve është 1033 dhe kjo është për shkak të votuesve që kanë mbushur 18 vjet. Vendvotimet u hapën në ora 07:00 dhe do të mbyllen në 19:00. Në këto zgjedhje do të jenë mbi 2000 vëzhgues vendas dhe të huaj dhe rreth 80 gazetarë të huaj.

Gjatë ditës së djeshme votuan të sëmurët dhe të pafuqishmit, kërkesat e të cilëve janë pranuar nga komisionet zgjedhore komunale. Votoi edhe diaspora, por vetëm për zgjedhjet presidenciale, pasi për parlamentaret nuk u mbush numri i nevojshëm i kërkesave për organizim të zgjedhjeve.

Në raundin e dytë të zgjedhjeve presidenciale do të votohet për dy kandidatë, ndërsa në zgjedhjet parlamentare për 17 lista të deputetëve.

Në zgjedhjet e dyfishta, presidenciale dhe parlamentare në Maqedoni të Veriut, sipas dispozitës të ndryshimeve në Kodin Zgjedhor, e cila do të zbatohet vetëm për këto zgjedhje, votuesit do të mund të votojnë me letërnjoftim ose dokument udhëtimi të cilit i ka skaduar vlefshmëria brenda afatit kohor, afati prej nëntë muajsh deri në ditën e mbajtjes së zgjedhjeve. /kosovapress

- Advertisement -spot_img

Me te lexuarat...

- Advertisement -spot_img

Lajmet tjera...