Spanja me plot meritë u bë kampione e re e Evropës në futboll pasi arriti të gjitha fitoret në turne dhe përveç suksesit të trofeut do të marrë edhe një fitim të madh financiar në shumën prej 28.25 milionë euro.
Secila kombëtare fitoi 9.25 milionë euro vetëm duke u kualifikuar në Euro 2024. Çdo fitore në fazën e grupeve në turneun në Gjermani ishte “e rëndë” me një milion euro shtesë, dhe një barazim me gjysmë milioni euro.
Fitorja në fazën e 1/8-tës ishte 1.5 milionë euro, në çerekfinale 2.5 milionë euro dhe në gjysmëfinale 4 milionë euro. Finalisti i mundur mori 5 milionë euro, ndërsa fituesi 8 milionë euro.
Kështu, shuma maksimale që fitoi kampioni i ri i Evropës me të tre fitoret në grup është 28.25 milionë euro.
Sa fituan lojtarët dhe stafi trajner?
Para fillimit të garës, Federata Spanjolle e Futbollit dhe futbollistët ranë dakord që 30 për qindëshin e shumës t’u shkonte lojtarëve të skuadrës spanjolle dhe në rast të fitimit të Euros u ra dakord që futbollistët të merrnin 40 për qind të fondi i çmimeve.
Në fund, çdo lojtar i La Roya dhe anëtarët e stafit stërvitor do të marrin nga 400 mijë euro. Një pjesë e bonusit duhet t’u shpërndahet punonjësve që shoqëruan ekipin spanjoll gjatë garës.
Kujtojmë se Spanja është shpallur kampione e Evropës për herë të katërt, pasi sonte në finalen e madhe të Euros me një fitore të merituar 2-1 ndaj Anglisë.
Furia e Kuqe u bë kështu skuadra më trofetare e Kontinentit të Vjetër me katër tituj kampionë dhe deri sonte ishte baras me Gjermaninë me nga tre tituj.