23/12/2024

Stano: BE-ja dëshiron të parandalojë një krizë tjetër në Kosovë

- Advertisement -spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

të fundit...

- Advertisement -spot_img

Zëdhënësi i BE-së, Peter Stano, tha sot se çdo vendim lidhur me urën kryesore mbi lumin Ibër në Mitrovicë duhet të merret në kuadër të dialogut në Bruksel.

Stano tha se BE-ja është “shumë e interesuar” që të parandalojë një krizë të re në Kosovë”.

“Ne jemi shumë të interesuar të parandalojmë një krizë tjetër. Tashmë ka pasur shumë kriza dhe shumë pak zgjidhje dhe hapa që çojnë në deeskalim”, tha Stano.

“Pavarësisht përpjekjeve tona shumëvjeçare për ndërmjetësim si Bashkimi Evropian, kjo urë mbetet e mbyllur për trafik. Duke qenë se kjo është një çështje që bie në kuadër të dialogut të ndërmjetësuar nga (BE), negociatat dhe çdo vendim në lidhje me urën duhet të diskutohen në kuadër të dialogut, me pjesëmarrjen e përfaqësuesve zyrtarë të të dyja palëve, Kosovës dhe Serbisë”, tha Stano.

Ai u bëri thirrje të dyja palëve që të bëjnë progres në zbatimin e të gjitha marrëveshjeve, të cilat janë në pritje të zbatimit.

“Marrëveshja për rregullimin e urës në Kosovë është pjesë e marrëveshjeve që tashmë janë arritur në dialog, dy herë. Të gjitha obligimet nga marrëveshjet që janë në pritje (për zbatim) duhet të përmbushen pa vonesë. E njëjta vlen edhe për Marrëveshjen për urën dhe marrëveshja për rrugën drejt normalizimit të marrëdhënieve”, tha Stano.

Ai për mediat serbe shtoi se “të gjithë këta hapa të njëanshëm, hapa të pakoordinuar” po e largojnë vëmendjen nga prioriteti kryesor për të dyja palët, siç tha ai është zbatimi i Marrëveshjes për rrugën e normalizimit të marrëdhënieve.

- Advertisement -spot_img

Me te lexuarat...

- Advertisement -spot_img

Lajmet tjera...