29/02/2024

Stano pas vendimit për targat: Përparimi është i mundshëm edhe pasi të jetë krijuar Qeveria e re e Serbisë

të fundit...

- Advertisement -spot_img

Zëdhënësi i Bashkimit Evropian, Peter Stano tha se është parë se përparimi është i mundshëm pas vendimit për targat.

Ai gjithashtu tha se Bashikimi Evropian po pret që të dyja palet të procedojnë sa më shpjetë të jetë e mundur, pasi nuk ka kohë për të humbur, shkruan Sinjali.

Punë rreth dialogut po vazhdon dhe fokusi i kësaj pune është në zbatimin e asaj që është pajtuar në pranverën e vitit të kaluar në Bruksel dhe në Ohër. Kjo është shumë e rëndësishme. Kemi parë se përparimi është i mundshëm, meqë ditë më parë edhe Kosova edhe Serbia janë pajtuar rreth çështjes së targave për heqjen e regjimit të stikersave. Kjo është një dëshmi konkrete se përparimi është i mundshëm kur ka një vullnet të mirë. Ne shpresojmë se kjo do të vazhdojë edhe pasi të jetë krijuar Qeveria e re e Serbisë. Ne do të vazhdojmë të angazhojmë dhe të punojmë me partnerët që t’iu ndihmojmë atyre sepse kjo është detyrë për ta dhe jo për ne për të zbatuar çdo gjë që është pajtuar. Pra ishin marrëveshje obliguese. Prandaj BE-ja dhe vendet anëtare të saj, presin që të dyja palët të procedojnë sa më shpejt të jetë e mundur. Nuk ka kohë për të humbur”, ka thënë Stano.

/GazetaSinjali/

- Advertisement -spot_img

Me te lexuarat...

- Advertisement -spot_img

Lajmet tjera...