08/07/2025

Studiuesja ruse me bazë në Berlin: Lidhjet me Turqisë janë baza për përfshirjen ruse në marrëveshjen e drithërave

- Advertisement -spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

të fundit...

- Advertisement -spot_img

Sipas një studiuese ruse me bazë në Berlin, përfshirja e Rusisë në marrëveshjen e drithërave të Detit të Zi, e cila skadon në fund të këtij muaji, bazohet në njohjen e rëndësisë së Turiqisë si partner në vend të ndjekjes së interesave të saj.

Daria Isachenko, studiuese e marrëdhënieve turko-ruse në Institutin Gjerman për Çështjet Ndërkombëtare dhe Sigurinë (SWP) me qendër në Berlin, për Anadolu tha se “Rusia nuk ka vërtet nevojë për këtë marrëveshje për vete”.

“Pse po e bën Rusia këtë… sepse Türkiye është një partner i rëndësishëm i Rusisë”, tha Isachenko.

Pra, theksoi ajo, marrëveshja duhet parë si një çështje brenda marrëdhënieve mes Ankarasë dhe Moskës. Ajo shtoi se Moska e kupton se marrëveshja është më shumë në dobi të Türkiye-s sesa Rusisë.

Në muajin korrik të vitit të kaluar, Turqia, Rusia, Ukraina dhe Kombet e Bashkuara (OKB) në Istanbul nënshkruan për rifillimin e eksporteve të drithërave nga tre portet ukrainase të Detit të Zi, të cilat u ndaluan pasi filloi lufta Rusi-Ukrainë në muajin shkurt të vitit 2022.

Isachenko theksoi se gjeografia e Turqisë e bëri atë një aktor të natyrshëm në çështjen e konfliktit Rusi-Ukrainë.

Megjithatë, ajo tha se roli i Ankarasë nuk ishte ai i balancimit midis Moskës dhe Kievit, por përkundrazi Ankaraja po balancon mes “përmbajtjes dhe dialogut ndaj Rusisë, sepse Rusia është një fqinj i rëndësishëm me shumë tokë dhe histori”.

“Nuk janë vetëm shqetësimet për Ukrainën, por ju mund ta shihni këtë edhe në Lindjen e Mesme, në Kaukaz. Por ekziston gjithmonë ky element i përmbajtjes, sepse në fund të fundit, Türkiye është anëtare e NATO-s dhe kjo merret seriozisht edhe brenda Rusisë”, tha Isachenko.

Ministria e Punëve të Jashtme e Turqisë i karakterizon lidhjet me Rusinë me bashkëpunim në baza dypalëshe, por të shënuara nga një provë serioze për shkak të aktiviteteve ushtarake që lidhen me krizën siriane që filloi në vitin 2011.

Megjithatë, ministria thotë se marrëdhëniet iu nënshkruan një procesi normalizimi dhe me dëshirën e ndërsjellë të të dyja palëve që nga gjysma e dytë e vitit 2016 është rivendosur dialogu politik.

Për rindërtimin e paqes rajonale, studiuesja ruse thekson se kjo nuk mund të arrihet pa përfshirjen e të gjitha vendeve të Detit të Zi, përfshirë Turqisë

Derisa këtu gjithashtu përfshihen edhe ato që nuk kanë bregdet në Detin e Zi, por janë “lojtarë” në rajon, Isachenko tha se vendet bregdetare nuk mund të mos llogariten.

“Nuk mund të injorosh vendet bregdetare të Detit të Zi, duke përfshirë Turqisë dhe Rusinë dhe vizionin e tyre për Detin e Zi”, u shpreh Isachenko.

Türkiye, e vlerësuar në nivel ndërkombëtar për rolin e saj unik ndërmjetësues midis Ukrainës dhe Rusisë, vazhdimisht i ka bërë thirrje Kievit dhe Moskës që t’i japin fund luftës përmes negociatave./AA

- Advertisement -spot_img

Me te lexuarat...

- Advertisement -spot_img

Lajmet tjera...