Agjencia e mbrojtjes civile në Gaza thotë se nuk është në gjendje të shpëtojë palestinezët që ndodhen nën godinat e shkatërruara, për shkak të bombardimeve të vazhdueshme izraelite.
“Okupatori shënjestron këdo që lëviz në zonat veriore të Rripit, dhe na vështirësohet shumë të shkojmë atje për të shpëtuar qytetarë,” tha zëdhënësi i agjencisë, Mahmoud Basal.
Sipas tij, dhjetëra persona janë vrarë nga sulmet e fundit, ndërsa shumë të tjerë ndodhen ende nën rrënoja, veçanërisht pas bombardimeve në mbi 10 shtëpi të banuara në zonat Beit Lahiya dhe Jabalia.