25/06/2024

Sulmet në Rafah janë ‘të tmerrshme’ dhe Gaza është shndëruar në një ‘ferr në tokë’

të fundit...

- Advertisement -spot_img

Grupet e ndihmave thonë se janë “të tmerruar” nga një sulm izraelit në tendat që strehojnë njerëz të zhvendosur në qytetin jugor të Rafah, që ka lënë të paktën 35 të vdekur.

Sipas mediave të huaja thuhet se dhjetëra njerëz të vdekur dhe të plagosur u sollën në një qendër traumash të mbështetur nga grupi.

Grupi i ndihmës tha në një postim në X: “Jemi të tmerruar nga kjo ngjarje vdekjeprurëse e cila tregon edhe një herë se asnjë vend nuk është i sigurt”.

Ndërsa Agjencia e Kombeve të Bashkuara për refugjatët palestinezë, Unrwa, ka thënë se raportet për sulmet ndaj familjeve që kërkonin strehim në Rafah në Gazën jugore ishin “të tmerrshme”.

“Informacionet që vijnë nga Rafah për sulme të mëtejshme ndaj familjeve që kërkojnë strehim janë të tmerrshme”, shkroi Unrwa në X.

“Ka raportime për viktima masive, duke përfshirë fëmijë dhe gra në mesin e të vrarëve. Gaza është ferr në tokë. Imazhet nga mbrëmja e kaluar janë një tjetër dëshmi për këtë”.

Zyra e mediave qeveritare e Hamasit në Gaza tha më herët se sulmi goditi një qendër të drejtuar nga agjencia e OKB-së për refugjatët palestinezë pranë Rafahut, duke thënë se ishte një “masakër e tmerrshme”.

Dhe pamjet nga vendi i ngjarjes treguan një shkatërrim të gjerë në kamp me një zjarr të madh që pushtoi zonën.

Ushtria izraelite tha se forcat e saj ajrore goditën një kompleks të Hamasit dhe se sulmi u krye me “municion të saktë dhe në bazë të informatave të sakta”.

Madje ushtria izraelite tha se ka vrarë Yassin Rabia dhe Khaled Nagar, të dy zyrtarë të lartë të grupit militant palestinez në Bregun Perëndimor të pushtuar, raporton Agence France-Presse. /Telegrafi/

- Advertisement -spot_img

Me te lexuarat...

- Advertisement -spot_img

Lajmet tjera...