29/02/2024

Sulmin raketor të Iranit në Erbil SHBA e dënon fuqishëm

të fundit...

- Advertisement -spot_img

SHBA dënoi fuqishëm sulmet raketore të Korpusit të Gardës Revolucionare Islamike të Iranit (IRGC) të kryera mbrëmë pranë konsullatës amerikane në Erbil në rajonin e Kurdistanit të Irakut, duke i quajtur këto sulme “të pamatura”, transmeton Anadolu.

“SHBA dënon fuqishëm sulmet e Iranit në Erbil dhe u shprehim ngushëllime familjeve të atyre që u vranë”, u tha gazetarëve zëdhënësi i Departamentit të Shtetit, Matthew Miller, gjatë një konference për media.

“Ne kundërshtojmë sulmet e pamatura raketore të Iranit, të cilat minojnë stabilitetin e Irakut”, tha ai, duke theksuar mbështetjen e SHBA-së për qeverinë e Irakut dhe përpjekjet e Qeverisë Rajonale të Kurdistanit (KRG) për të përmbushur “aspiratat e popullit irakian”.

Më herët, zëdhënësja e Këshillit të Sigurisë Kombëtare të Shtëpisë së Bardhë, Adrienne Watson, tha për Anadolu në një përgjigje me email se SHBA është në kontakt me zyrtarë të lartë irakianë, si dhe zyrtarë në KRG dhe vazhdon të vlerësojë situatën.

Watson shtoi se “indikacionet fillestare tregojnë se këto ishin sulme të pamatura dhe të pasakta”.

Disa shpërthime u raportuan në afërsi të konsullatës së SHBA-së në Erbil, ndërsa IRGC mori menjëherë përgjegjësinë, duke thënë se shënjestroi me raketa balistike “selinë e spiunazhit” dhe një “mbledhje të grupeve terroriste anti-Iran” në rajon.

Një zëdhënës i Departamentit të Shtetit tha për Anadolu se “nuk ka pasur ndikime në Konsullatën e SHBA-së në Erbil apo kompleksin e ri të konsullatës në ndërtim” dhe asnjë personel amerikan nuk është lënduar.\Mesazhi.com\

- Advertisement -spot_img

Me te lexuarat...

- Advertisement -spot_img

Lajmet tjera...