22/06/2024

Supremja ia refuzon dy kërkesa për mbrojtje të ligjshmërisë të dënuarit për krime lufte, Z.V.

të fundit...

- Advertisement -spot_img

Gjykata Supreme e Kosovës ia ka refuzuar kërkesën për mbrojtje të ligjshmërisë, Z.V., i dënuar për krime lufte.

Sipas komunikatës së Gjykatës Supreme, Kolegji i Gjykatës i ka refuzuar si të pabazuara kërkesat për mbrojtje të ligjshmërisë, të avokatit mbrojtës dhe të dënuarit për krime lufte Z.V., të paraqitura kundër aktgjykimit të Gjykatës Themelore në Prishtinë dhe aktgjykimit të Gjykatës së Apelit të Kosovës.

“Në çështjen penale kundër të dënuarit Z.V., për shkak të veprës penale krime të luftës kundër popullsisë civile nga neni 142 lidhur me nenin 22 të Ligjit Penal të Republikës Socialiste Federative të Jugosllavisë (LPRSFJ), të kryer në bashkëkryerje me pjesëtarët tjerë të panjohur të njësitit të përmendur rezervist të policisë serbe dhe persona tjerë të armatosur dhe të uniformuar, duke vendosur sipas kërkesave për mbrojtjen e ligjshmërisë të mbrojtësit të dënuarit dhe të dënuarit, të paraqitura kundër aktgjykimit të Gjykatës Themelore në Prishtinë-Departamenti Special PS.nr.28/2022 dhe kundër aktgjykimit të Gjykatës së Apelit të Kosovës – Departamenti Special APS.nr.50/2022, në seancën e kolegjit të Gjykatës Supreme, të mbajtur me datë 27 shtator 2023, këto kërkesa janë refuzuar si të pabazuara”, thuhet në komunikatë.

- Advertisement -spot_img

Me te lexuarat...

- Advertisement -spot_img

Lajmet tjera...