15/03/2025

Sveçla falënderon Turqinë për mbështetjen e Kosovës në fushën e sigurisë

- Advertisement -spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

të fundit...

- Advertisement -spot_img

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, në një vizitë zyrtare në Turqi e ka takuar homologun e tij, Ali Yerlikaya.

Sveçla ka shprehur falënderimin për mbështetjen e Turqisë ndaj Kosovës, veçanërisht në fushën e sigurisë që është ofruar që nga shpallja e pavarësisë së Kosovës.

Gjatë takimit, dy ministrat kanë shprehur dëshirën për t’i shkëmbyer përvojat më të mira dhe arritjet në fusha të ndryshme që përfshijnë Ministrinë e tyre, dhe kanë përmendur nevojën e zgjerimit të këtij bashkëpunimi në fusha të ekspertizave specifike për të përmirësuar sigurinë në Kosovë.

Ministri i Punëve të Brendshme i Kosovës gjithashtu u takua me ministrin e Mbrojtjes së Turqisë, Yasar Guler, me të cilin, diskutuan rreth situatës së sigurisë dhe sfidave që vendet po ballafaqohen.

Sveçla theksoi gatishmërinë e Kosovës për të garantuar rendin dhe sigurinë, ndërsa shprehu rëndësinë e përkrahjes nga partnerët në këtë aspekt të rëndësishëm.

- Advertisement -spot_img

Me te lexuarat...

- Advertisement -spot_img

Lajmet tjera...