Kuvendi i Kosovës pritet të mblidhet nesër për të mbajtur dy seanca plenare, njëra vazhdimësi e pikave të papërfunduara dhe një seancë e jashtëzakonshme.
Sipas njoftimit, në rend të ditës në seancën e jashtëzakonshme është shqyrtimi i parë i Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për skemat pensionale të financuara nga shteti dhe shqyrtimi i parë i Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për zyrtarët publikë.
Për këtë seancë të jashtëzakonshme deputetët pritet të mblidhen në ora 14:00.
Ndërsa fillimisht për në ora 11:00 është caktuar një seancë me pika të papërfunduara nga seancat e kaluara.
Në rend të ditës si pikë e papërfunduar është votimi në lexim të dytë i Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për trajtimin e ndërtimeve pa leje, zgjedhja e dy anëtarëve të bordit të Radiotelevizionit të Kosovës etj.






