13/06/2025

Të gatshëm për të marrë mandatet e rezervuara parlamentare, pas dorëheqjes së deputetëve të Listës Serbe

- Advertisement -spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

të fundit...

- Advertisement -spot_img

Përfaqësuesit e subjekteve politike nga radhët e komunitetit serb që morën pjesë në zgjedhjet e fundit parlamentare në Kosovë shprehen të gatshëm për të marrë mandatet parlamentare të rezervuara për komunitetin serb në Kuvendin e Kosovës.

Në prononcime për redaksinë serbe të Radio Kosovës ata shprehen se është e nevojshme që serbët të kenë përfaqësuesit e tyre në parlament.

Politikanët serbë shprehen të gatshëm që t’i pranojnë mandatet në Kuvendin e Kosovës, pas dorëheqjes së deputetëve të Listës Serbe.

Rada Trajkoviq, kandidate e Iniciativës Qytetare “Liri, Drejtësi dhe Mbijetesë”, në një prononcim për redaksinë serbe të Radio Kosovës thotë se serbët duhet të jenë pjesë e Kuvendit të Kosovës dhe për këtë arsye shpreh gatishmërinë që ta pranojë mandatin e deputetes nëse i besohet

“Do të ishte mirë që ata të zënë vendet e tyre në Kuvendin e Kosovës, duke më përfshirë edhe mua në mesin e tyre, që kuvendi të mos jetë pa serbë, gjë, që për mua është një problem i madh. Është në të njëjtën kohë një mbështetje për ata për të cilët askush nuk flet, që janë serbët e harruar në komunat e tjera të Kosovës”, tha ajo.

Edhe kryetari i Partisë Demokratike Progresive, Nenad Rashiq, mendon se është e nevojshme që serbët të jenë pjesë e Kuvendit të Kosovës, sepse është një nga mekanizmat për zgjidhjen e sfidave me të cilat ballafaqohen pjesëtarët e komunitetit serb.

“Ne besojmë se e vetmja mënyrë se si mund të përpiqemi t’i mbrojmë serbët dhe veçanërisht serbët e jugut, për të cilët nuk është folur fare në muajt e fundit është të luftojmë me mjetet që kemi në dispozicion. Këto janë mjete që mund të sigurohen përmes institucioneve të Kosovës në mënyrë të rregulluar me ligj”, tha ai.

- Advertisement -spot_img

Me te lexuarat...

- Advertisement -spot_img

Lajmet tjera...