06/07/2025

Tension në Kuvendin e Shqipërisë,opozita vazhdon me përmbysjen e karrigave

- Advertisement -spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

të fundit...

- Advertisement -spot_img

Seanca në Kuvendin e Shqipërisë ka nisur këtë të hënë me të njëjtin skenar të opozitës – karrige të përmbysura dhe tymuese.

Ishte deputeti i opozitës Flamur Noka i ciku ndezi një tymuese duke shkaktuar kaos në sallën e Kuvendit.

Kryetarja e Kuvendit Lindita Nikolla i bëri me dije Nokës se është i përjashtuar nga seanca për shkelje të rëndë të rregullores.

Deputetët e opozitës Albana Vokshi dhe Flamur Noka janë konfliktuar me punonjësit e Gardës para foltores, në një kohë që deputetët e mazhorancës vijonin fjalimet.

Në një moment deputetët opozitar Gazment Bardhi dhe Edi Paloka kanë tentuar t’i mbyllin mikrofonin deputetit të PS-së, Petro Koçi duke e quajtur komunist.

Ndërkohë Sali Berisha në fjalën e tij për mediat u shpreh se Edi Rama e zgjodhi Taulant Balla për të organizuar puçin kundër Kuvendit.

Mes tjerash ai hodhi dhe akuza ndaj kreut të qeverisë Edi Rama, duke thënë se ka abuzuar me buxhetin e shtetit për përfitimet e tij personale.\Telegrafi\

- Advertisement -spot_img

Me te lexuarat...

- Advertisement -spot_img

Lajmet tjera...