Ka nisur me tensione seanca e sotme plenare në Shqipëri, lidhur me gjenden në veri të Kosovës. Deputeti i Partisë Demokratike Asllan Dogjani ka kërkuar fjalën për procedurë që Shqipëria të mbajë qëndrim për ngjarjet e djeshme në Kosovë.
Nikolla: Shkoni në vend do t’ua jap fjalën në vend.
Dogjani: Ma jep fjalën për procedurë. Unë kam kërkuar në seancën e kaluar që Kuvendi të mbajë një qëndrim. Situata ka agravuar. Janë marrë tre policë peng nga Serbia. Kryeministri i Shqipërisë sillet si kryetar i OKB dhe nuk vjen këtu të japë informacion. Të dalim me një qëndrim dhe të dënojmë sulmet e qeverisë së Serbisë ndaj Kosovës. Duhet të dalim patjetër me një qëndrim.
Edhe deputeti Tomorr Alizoti propozoi futjen në rendin e ditës diskutimin për tensionet në veri të Kosovës, pasi sipas tij, kriza mund të përshkallëzohet.
“Sot parlamenti duhet të diskutojë rreth Kosovës. Përpara se të diskutojmë temat që kanë rëndësinë e tyre, por e rëndësishme është kriza në Kosovës që mund të përshkallëzohet. Duhet ta kishim rend dite, nuk mund ta anashkalojmë në këtë mënyrë, merreni seriozisht këtë, tha deputeti Tomorr Alizoti.