27/07/2024

The Guardian: Rusia po rekruton serbë dhe po i dërgon në fushëbetejë në Ukrainë

të fundit...

- Advertisement -spot_img

Bazuar në deklaratat e dy luftëtarëve serbë që udhëtuan në Rusi, si dhe në një listë të zbuluar të serbëve të rekrutuar, The Guardian zbuloi se zyrtarët rusë planifikonin të rekrutonin qindra shtetas serbë për të forcuar ushtrinë.

Gazetarët e The Guardian folën me një burrë identiteti i të cilit është fshehur për sigurinë e tij, dhe që u prezantua si Branko. Mësohet se ai ka pranuar të flasë për këtë media në kushte anonimiteti.

Përkatësisht, në fillim të shtatorit, Branko hipi në aeroplan për një fluturim direkt nga Beogradi për në Moskë, transmeton Telegrafi.

Pas disa ditësh, ai dhe tre shtetas të tjerë serbë u dërguan në një qendër rekrutimi ushtarake në Krasnogorsk, një qytet në periferi të Moskës, ku grupi nënshkroi një kontratë me ushtrinë ruse.

“Gjithçka shkoi shumë shpejt, në një ditë u bëra ushtar për Rusinë… Tani pres të më dërgojnë në Ukrainë”, tha Branko.

Branko, sipas The Guardian, është pjesë e përpjekjeve të fundit të Moskës për të rekrutuar serbët për të luftuar për ushtrinë ruse në Ukrainë, ndërsa Kremlini kërkon të rimbushë forcat e tij.

Që nga fillimi i luftës në Ukrainë, Rusia ka futur një sërë ligjesh për të joshur shtetasit e huaj që t’i bashkohen radhëve të saj.

Serbia, një kandidate për anëtarësim në BE që nga viti 2012, po përpiqet të balancojë lidhjet historikisht të ngushta me Rusinë dhe aspiratat për integrimin në BE.

Megjithëse numri i serbëve të rekrutuar deri më tani nuk duket të jetë mjaftueshëm i rëndësishëm për të bërë një ndryshim të prekshëm në fushëbetejë, veprimet e Moskës rrezikojnë të tensionojnë marrëdhëniet e saj me Serbinë.

Në krye të skemës serbe të rekrutimit, një plan që dukej se ishte hartuar gjatë verës, ishte Davor Saviçiq, i cili kaloi vite duke luftuar si pjesë e inkursionit të parë të Rusisë në Ukrainë në 2014, shkruan The Guardian.

Saviçiq është gjithashtu i lidhur me grupin mercenar rus Wagner. Në një intervistë të 21 gushtit me prezantuesin e televizionit pro-Kremlin, Vladimir Solovyov, Saviçiq foli hapur se si u vu në krye të një njësie të shtetasve serbë në Ukrainë.

“Tani po nënshkruajmë zyrtarisht një kontratë me ministrinë ruse të Mbrojtjes. Ushtarët po kalojnë regjistrimin ushtarak në Krasnogorsk”, tha ai.

Numri i saktë i serbëve që kanë nënshkruar kontratën me ushtrinë ruse mbetet i panjohur.

Dy nga 13 burrat e përmendur në listë, përfshirë Brankon, iu përgjigjën kërkesave të The Guardian për koment.

“Për momentin kemi rreth 60-70 persona”, tha një nga serbët e listës, i cili po ashtu udhëtoi nga Serbia në Moskë në shtator, dhe shtoi se kishte nënshkruar kontratë me “Divizionin e 106-të Ajror”.

Ai shtoi se vendosi të bashkohej me ushtrinë ruse për arsye ideologjike, dhe se pagesat fitimprurëse ushtarake luajtën një rol dytësor.

Ata kujtuan se janarin e kaluar, presidenti serb Aleksandar Vuçiq reagoi me zemërim në televizionin publik pasi një video ruse pretendonte se tregonte vullnetarë serbë që stërviteshin për të luftuar përkrah trupave të Wagner-it në Ukrainë. /Telegrafi/

- Advertisement -spot_img

Me te lexuarat...

- Advertisement -spot_img

Lajmet tjera...