19/04/2024

“The Guardian”:Serbia shtet i kapur, problem për Ballkanin dhe BE-në

të fundit...

- Advertisement -spot_img

Prestigjiozja britanike “The Guardian” në një editorial për Serbinë dhe zgjedhjet e fundit, e ka cilësuar këtë shtet si të kapur e problematik për Ballkanin dhe Bashkimin Evropian.

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, që fitoi me Partinë Progresiste Serbe (SNS), i ka lavdëruar zgjedhjet duke i quajtur “më të pastrat dhe sinqertat” në histori. Megjithatë, “The Guardian” e ka cilësuar si emër të gabuar për partinë SNS. Mediumi prestigjioz ka përmendur raportin e organizatave ndërkombëtare mbikëqyrëse për zgjedhjet e 17 dhjetorit. Procesi cilësohet se u zhvillua “në kushte të padrejta”, të dëmtuara “nga anshmëria e mediave, presioni ndaj punëtorëve të sektorit publik dhe keqpërdorimi i burimeve publike”. Janë vënë re edhe “parregullsi serioze” e raste të frikësimit, përfshirë edhe blerjen e votave. Ka pasur akuza se serbët nga Bosnja janë futur me autobusë në masë për të votuar në Beograd.

“Shkelja e normave demokratike dhe sundimit të ligjit në Serbi gradualisht është përshpejtuar qëkur SNS-ja mori pushtetin mbi një dekadë më parë – proces i kapjes së shtetit, i mbikëqyrur nga presidenti që prej 2017-s. Një nacionalist autokratik, instinktet politike të së cilit u farkëtuan në epokën e Millosheviqit, Vuçiq përdor gjithashtu fuqinë dhe ndikimin për të nxitur mosmarrëveshje në Ballkanin perëndimor, ku fushatat ndarëse etnike serbe mbështeten nga Beogradi. Por ambicia për ta tërhequr Serbinë brenda orbitës së BE-së dhe larg nga ndikimi rus, ka zbutur kritikat e perëndimorëve në shkallë kompromisi, veçanërisht që nga koha e pushtimit të Ukrainës nga Rusia”, thuhet në shkrimin e “The Guardian”.

Megjithatë, kjo qasje e butë mund të përfundojë shpejt, ka paralajmëruar mediumi, pas demonstratave që kanë shpërthyer në Serbi që nga vera e që janë bërë më të zhurmshme pas zgjedhjeve. Si shenjë për të dëshmuar simpatinë proruse, kryeministrja Ana Bërnabiq falënderoi Rusinë që “ofroi dëshmi të mjaftueshme se protestat ishin të orkestruara nga Perëndimi”.

Kërcënimet për rinisje të luftërave në rajon pritet të përcillen me gjuhë më të ashpër nga Brukseli e Washingtoni. Në nëntor, Vuçiqi pati parashikuar se viti 2024 do të sjellë “shumë më shumë konflikte dhe trazira” në Kosovë dhe Republikën Sërspa – etniteti serb në Bosnje. Aty tashmë lideri serb Milorad Dodik ka kërcënuar prishjen e Marrëveshjes së Daytonit, në emër të “unifikimit serb”, ndërsa në Kosovë ka pasur tensione të vazhdueshme muajve të fundit.

Sipas “The Guardian”, shpresat se e ardhmja drejt BE-së mund ta bindë Serbinë t’u përmbahet normat demokratike dhe të përmbahet nga minimi i shteteve fqinje, kanë rezultuar të pabaza. Por qëllimi strategjik i izolimit të Rusisë – po ashtu i papërmbushur – nënkupton se perëndimi vazhdon t’i japë shumë hapësirë Vuçiqit që ta ndjekë agjendën e tij autoritare e nacionaliste, thuhet në editorial.

Shkrimi përfundon me faktin se Bashkimi Evropian në Serbi shihet si levë e fuqishme ekonomike dhe diplomatike, por që deri tash s’është përdorur nga frika që e ndan edhe administrata e Joe Bidenit se mos po rrezikohet që Ballkani të lihet nën ndikimin e Moskës dhe Pekinit. Megjithatë, “The Guardian” thekson se as vazhdimi i trajtimit të Vuçiqit si “djali planprishës” me idenë se mos po ndryshon rrugë – nuk po funksionon.\mesazhi.com\

- Advertisement -spot_img

Me te lexuarat...

- Advertisement -spot_img

Lajmet tjera...