Tirana fillimisht do të përballet me klubin gjeorgjian Dinamo Batum, ndërsa në rast të kualifikimit në raundin e dytë do të përballet me Beşiktaş
Klubi i Kategorisë Superiore të Shqipërisë, Tirana, në rast se kualifikohet në raundin e dytë në kuadër të UEFA Ligës së Konferencës do të përballet me gjigandin turk, Beşiktaş, raporton Anadolu.
Në shortin e hedhur në qytetin Nyon të Zvicrës u përcaktuan ndeshjet e raundit të dytë të sezonit të ri në turneun e tretë më të madh të futbollit evropian.
Tirana fillimisht do të përballet me klubin gjeorgjian Dinamo Batum, ndërsa në rast të kualifikimit në raundin e dytë do të përballet me Beşiktaş.
Ndeshjet e Tiranës me Dinamo Batum në raundin e parë do të luhen më 13 dhe 17 korrik.
Ndeshjet e para të raundit të dytë do të luhen më 27 korrik, ndërsa ndeshjet kthyese më 3 gusht.