22/06/2024

Aleanca Kosovare e Bizneseve: Problemet politike nuk duhet të zgjidhen me vendime ekonomike

të fundit...

- Advertisement -spot_img

“Ne vlerësojmë se humbja aktuale për shtatë ditë e vetë Serbisë, të eksporteve në Kosovë, është mbi 10 milionë euro. Kurse humbja e Kosovës në eksport në këto shtatë ditë kap një vlerë prej rreth 1 milionë eurove”, theksoi Shahini

Aleanca Kosovare e Bizneseve (AKB) ka bërë thirrje që problemet politike ndërmjet Kosovës dhe Serbisë të mos zgjidhen me vendime ekonomike që shkaktojnë dëme në të dyja shtetet, raporton Anadolu.

Në një konferencë për media me temën “Ndalimi i shkëmbimeve tregtare me Serbinë dhe ndikimi i saj në ekonomi”, kreu i AKB-së, Agim Shahini, tha se e kanë përcjellë situatën politiko-ekonomike nga 14 dhe 15 qershori, duke vlerësuar se humbja ekonomike është e dyanshme.

“Ne vlerësojmë se humbja aktuale për shtatë ditë e vetë Serbisë, të eksporteve në Kosovë, është mbi 10 milionë euro. Kurse humbja e Kosovës në eksport në këto shtatë ditë kap një vlerë prej rreth 1 milionë eurove”, theksoi Shahini.

Sipas tij, veriu i Kosovës është bërë oazë që po shfrytëzohet për ndezje incidentesh nga politikanët për mbrojtje personale.

Ai tha se përpos mallrave, bllokimi i kufijve paraqet problem edhe për diasporën kosovare, e cila gjatë verës zakonisht përdorë rrugën nga Serbia për të ardhur në Kosovë.

Shahini ftoi palët që të ndërmarrin hapa drejt çbllokimit të qarkullimit ekonomik.

“Ftojmë presidentin Vuçiq, i cili është shumë i rëndësishëm për stabilitetin në Ballkan, që t’i lirojë menjëherë tre policët e Kosovës dhe po ashtu ftojmë kryeministrin e Republikës së Kosovës që menjëherë të heqë masën e sigurisë për importe dhe eksporte midis të dyja vendeve”, theksoi Shahini.

Aktualisht, pikat kufitare në Jarinjë, Merdare dhe Bërnjak janë të bllokuara për kalimin e kamionëve dhe autobusëve.

Më 15 qershor, një ditë pas kidnapimit të tre zyrtarëve policorë nga autoritetet serbe, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, tha se për arsye të sigurisë si hap i menjëhershëm dhe i domosdoshëm janë shtrënguar kontrollet kufitare me Serbinë duke kufizuar qarkullimin si masë sigurie dhe jo si masë ekonomike dhe duke shtuar kontrollet e automjeteve që vijnë nga Serbia, sidomos ato transportuese.

- Advertisement -spot_img

Me te lexuarat...

- Advertisement -spot_img

Lajmet tjera...