01/07/2024

Tony Blair mirëpritet me duartrokitje të shumta në Kuvend, Konjufca: Falë vendosmërisë së tij u ndal gjenocidi në Kosovë

të fundit...

- Advertisement -spot_img

Në Kuvendin e Kosovës ka nisur seanca solemne në nder të 25-vjetorit të çlirimit të Kosovës.

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, në fjalimin e tij ka falënderuar përzemërsisht ish-kryeministrin Tony Blair, për kontributin e dhënë për çlirimin e vendit, transmeton Telegrafi.

“Ne jemi të gjithë të nderuar ta kemi të pranishëm mikun e madh të Kosovës, njeriun që në çdo pozitë që ishte, e sidomos sa ishte kryeministër dha kontribut të jashtëzakonshëm për Kosovën”, theksoi ai.

Konjufca po ashtu tha se falë vendosmërisë së Tony Blair, në Kosovë ishte ndalur gjenocidi.

“Falë kontributit të tij, e shumë figurave tjera,  falë vendosmërisë së tyre, dhe luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, e ndalën gjenocidin e Serbisë në Kosovë. Ata aktivizuan NATO-n për ta ndaluar gjenocidin në Kosovë, dhe për këtë ne do të jemi përjetësisht falënderuese”, theksoi ai.

Ndërkaq, ish-kryeministri Tony Blair ka thënë se ndjehet i lumtur që sot qëndron për vizitë në Kosovë./Telegrafi/

- Advertisement -spot_img

Me te lexuarat...

- Advertisement -spot_img

Lajmet tjera...