Türkiye dhe Arabia Saudite diskutuan marrëdhëniet midis dy vendeve, njoftuan burimet, transmeton Anadolu Agency (AA).
Princi i kurorës Mohammed bin Salman zhvilloi një takim me ministrin turk të Financave Nureddin Nebati në Pallatin Al-Salam në provincën e Xhides në Arabinë Saudite, njoftuan burimet në kushte anonimiteti.
I pranishëm në takim ka qenë edhe zëdhënësi i presidentit turk, İbrahim Kalın.
Presidenti turk Recep Tayyip Erdoğan vizitoi Arabinë Saudite në prill. Marrëdhëniet u rivendosën së fundmi pasi princi i kurorës vizitoi Türkiye-n në qershor.
Mundësitë për zhvillimin dhe diversifikimin e tregtisë së ndërsjellë mes dy vendeve, lehtësimin e tregtisë dhe tejkalimin e sfidave, rritjen e komunikimit në sektorin publik së bashku me atë privat për të eksploruar mundësitë e investimeve dhe transformimin e tyre në partneritete konkrete në fusha të ndryshme, ishin temat kryesore të takimin Erdoğan-Bin Salman.