29/02/2024

Turqi: Arrestohen 33 persona në një operacion të madh të dyshuar për spiunazh me Izraelin

të fundit...

- Advertisement -spot_img

Policia turke ka ndërmarrë një operacion të madh në tetë provinca, përfshirë Istanbulin, ndërsa deri më tani janë arrestuar 33 persona të dyshuar për spiunazh ndërkombëtar për shërbimin e inteligjencës izraelite Mossad, raporton Anadolu.

Operacioni po kryhet në bazë të një hetimi të drejtuar nga Departamenti i Hetimit të Terrorizmit dhe Krimit të Organizuar pranë Prokurorisë së Përgjithshme Publike të Istanbulit.

Hetimet zbuluan informacione se shërbimi izraelit i inteligjencës Mossad kishte për qëllim të kryente aktivitete zbulimi, vëzhgimi, sulme dhe rrëmbim të shtetasve të huaj me banim në Türkiye për arsye humanitare.

Urdhër arresti është lëshuar për gjithsej 46 persona të dyshuar për veprimtari spiunazhi ndërkombëtar.

Policia turke kreu bastisje të njëkohshme në 57 adresa në tetë provinca dhe arrestoi 33 të dyshuar.

Operacioni është në vijim e sipër, si dhe ndjekja për 13 të dyshuarit e mbetur.\mesazhi.com\

- Advertisement -spot_img

Me te lexuarat...

- Advertisement -spot_img

Lajmet tjera...