19/06/2024

Turqia-Emiratet e Bashkuara Arabe, 13 marrëveshje në vlerë 50 miliardë

të fundit...

- Advertisement -spot_img

Turqia dhe Emiratet e Bashkuara Arabe nënshkruan dhe ratifikuan sot 13 marrëveshje në fusha të ndryshme në vlerë prej 50,7 miliardë dollarë, në margjinat e vizitës së Presidentit Recep Tayyip Erdoğan në Emiratet e Bashkuara Arabe.

Kështu njoftoi sot Drejtoria e Komunikimeve e Turqisë, duke shtuar se të dyja palët kanë rënë dakord për krijimin e një “Këshilli Strategjik të Nivelit të Lartë” që do të kryesohet nga Presidenti i Turqisë dhe Presidenti i Emirateve të Bashkuara Arabe.

“Si rezultat i marrëveshjes, marrëdhëniet tona me Emiratet e Bashkuara Arabe janë ngritur në nivelin e partneritetit strategjik”, thotë Drejtoria e Komunikimeve.

Palët vendosën gjithashtu të avancojnë bashkëpunimin ekzistues në fusha të tilla si energjia, transporti, infrastruktura, logjistika, tregtia elektronike, financat, shëndetësia, ushqimi, turizmi, pasuritë e paluajtshme, ndërtimi, industria e mbrojtjes, inteligjenca artificiale dhe teknologjitë e avancuara.

- Advertisement -spot_img

Me te lexuarat...

- Advertisement -spot_img

Lajmet tjera...