26/12/2024

Turqia reagon ndaj deklaratës së Netanyahut për ‘Korridorin e Filadelfit’

- Advertisement -spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

të fundit...

- Advertisement -spot_img

Ministria e Jashtme e Turqis i cilësoi si “të papranueshme” pretendimet e kryeministrit izraelit Benjamin Netanyahu kundër Egjiptit “me qëllimin për të vazhduar praninë ushtarake izraelite në Korridorin e Filadelfit”, transmeton Anadolu.

Në deklaratën me shkrim të ministrisë thuhet se kryeministri izraelit Netanyahu vazhdon gënjeshtrat e tij për të manipuluar opinionin publik me qëllimin për të “mbuluar krimet që ka kryer në Gaza dhe për të penguar arritjen e përfundimit të bisedimeve për armëpushim”.

“Akuzat e fundit të Netanyahut kundër Republikës Arabe të Egjiptit për të ruajtur praninë ushtarake izraelite në ‘Korridorin e Filadelfit’ janë të papranueshme”, thuhet në deklaratë.

Në deklaratë thuhet se mbështeten përpjekjet ndërmjetësuese të Egjiptit për t’i dhënë fund luftës në Rripin e Gazës dhe për t’u dhënë ndihmë miliona palestinezëve.

Në konferencën për media më 2 shtator, Netanyahu tha se arritja e qëllimeve të luftës në Gaza kaloi përmes ‘Korridorit të Filadelfit’ dhe njoftoi se vendi i tij nuk do të largohej prej andej.

“Në momentin që largohemi nga ‘Korridori i Filadelfit’ që ndodhet në kufirin midis Rripit të Gazës dhe Egjiptit, nuk do të ketë asnjë pengesë për infiltrimin masiv të armëve, materialeve të luftës, pajisjeve të nevojshme për prodhimin e raketave dhe makinerive për të gërmuar tunele”, ka deklaruar Netanyahu.

Ministria e Jashtme e Egjiptit hedh poshtë të gjitha pretendimet e zyrtarëve izraelitë lidhur me ‘Korridorin e Filadelfit’.

- Advertisement -spot_img

Me te lexuarat...

- Advertisement -spot_img

Lajmet tjera...