17/06/2024

Twitter bllokon llogaritë e disa përfaqësuesve të partisë së Vuçiçit

të fundit...

- Advertisement -spot_img

Kompania Twitter ka bllokuar llogaritë e disa përfaqësuesve dhe politikanëve të Partisë Progresive Serbe (SNS) në pushtet në Serbi, si dhe një zyrtari qeveritar, raporton Radio Evropa e Lirë.

Ndër llogaritë e pezulluara është edhe ajo e përdorur nga Arnaud Gouillon, drejtor i Drejtorisë për Bashkëpunim me Diasporën dhe Serbët në rajon, i cili është emëruar në këtë pozitë në vitin 2020 nga qeveria e Serbisë.

Twitter pezulloi llogaritë e 12 përfaqësuesve të SNS në parlamentin serb.
Në mesin e tyre, siç thuhet nga organizata joqeveritare CRTA, e cila monitoron punën e Kuvendit, janë llogaritë e Nevena Gjuriçit, Sandra Bozhiçit, Milica Nikoliçit, Jelena Obradoviçit, Aleksandar Markoviçit, Krsto Janjusheviçit, Dushan Radojeviçit, Aleksandra Tomiçit, Stasha Stojanoviçit, Zoran Tomiçit dhe Andrijane Vasiçit.

Përveç tyre, Twitter pezulloi edhe llogaritë e disa anëtarëve të lartë të partisë në pushtet në Serbi, si kryebashkiakut të Beograd, Miroslav Çuçkoviç dhe Slavisha Miqanoviç, për të cilin mediat e Beogradit thonë se udhëheq ekipin e internetit të SNS.

Twitter nuk ka njoftuar publikisht për pezullimin e llogarive të anëtarëve të partisë së kryesuar nga presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, duke mos dhënë gjithashtu as arsye se pse e ka ndërmarrë këtë veprim. /tesheshi.com/

- Advertisement -spot_img

Me te lexuarat...

- Advertisement -spot_img

Lajmet tjera...