Udhëheqësit e parë Turq që e pranuan Islamin ishin Princat e qytet-shteteve në Sogdiana (rajoni i Azisë qëndrore), Princi Tarkhan Nizak, i cili u konvertua më Islam në vitin 704, e ruajti pushtetin dhe mori pjesë në fushtat ushtarake së bashku me Qutaiba ibn Muslim (të deleguarit të Halifit Abasid). Fisi i Bullgarëve që jetonin afër Lumit Vollga (Lum në Rusi) e pranuan Islamin në të njejtën kohë, duke e trashëguar pushtetin në vitin 920, lideri i Bullgarëve Yiltawar Almish Khan e pranoi Islamin dhe e ndryshoi emrin në Xhafer. Xhafer ishte edhe emri i Halifit Abasid. Këta Bullgarë janë me gjasë paraardhësit e banorëve të Kazanit (Rajon në Rusi), ose janë të Tatarëve të Vollgës.
Sulltan Satuq Bughra Khan, udhëheqësi i Karahanidëve (Shtet Islam në zonën e Azisë qëndrore, Afghanistanit, Pakistanit), ishte lideri më i famshëm turk që e pranoi Islamin. Edhe pse ai nuk ishte perandori i parë turk musliman ai ishte i pari lider turk musliman me titullin Khan, që do të thotë udhëheqës. Përballja e ti me Islamin ndodhi para se ti bënte 25 vite përderisa ai ishte ende Guvernator i Atushit përmes relacioneve të ti me tregtarët musliman, etika e tyre sociale pati ndikim tek ai. Është transmetuar se ai e kishte parë në ëndërr profetin Muhamed a.s duke i thënë “ a nuk është koha që tani të bëhesh musliman?” Pas kësaj ndodhie ai e pranoi menjëhere Islamin dhe e mori emrin Abd al- Karim. Duke u bërë Khan i Karahanidëve në vitin 924, pranimi i Islamit mga ana e tij, ishte shkak për pranimin e kësaj feje nga ana e mijëra komunitetve nomadike.
Burimi: Gazeta DailySabah
Autor: Ekrem Bugra Ekinci
Përktheu: Galdim Ajeti