13/06/2025

Udhëzimi administrativ është instrument demokratik, Krasniqi: S’jemi këtu t’i plotësojmë kërkesat e Beogradit

- Advertisement -spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

të fundit...

- Advertisement -spot_img

Ministri i Pushtetit dhe Administrimit Lokal, Elbert Krasniqi, është shprehur se Udhëzimi administrativ për zgjedhjet lokale në katër komunat e banuara me shumicë serbe në veri të vendit është instrument demokratik, raporton Gazeta Sinjali.

Në një konferencë për media, Krasniqi ka thënë se gjithçka tjetër jashtë këtij udhëzimi nuk është kërkesë e qytetarëve në katër komunat në veri e as i kryetarëve, por janë kërkesa të Beogradit.

“Udhëzimi administrativ është instrument demokratik…largimi i kryetarëve përmes saj është proces demokratik .. dhe gjithçka tjetër nuk është kërkesë e qytetarëve atje, as të kryetarëve të komunave, por janë kërkesa të Beogradit. Ne nuk jemi këtu që të kujdesemi për kërkesat e Beogradit sepse nuk janë demokratike dhe në të mirë të qytetarëve”, ka thënë ai.

Krasniqi ka thënë më tej se si Qeveri janë të interesuar për zgjedhje të parakohshme.

“Mundësia e ligjit për vetëqeverisje lokale, neni 72 i këtij ligji është baza ku është bazuar Udhëzimi administrativ…Kanë punuar ekspertë më të mirë… kemi pas mbështetje dhe koordinim me akterët e rëndësishëm…”, tha ai.

Ministri Krasniqi theksoi më tej se Udhëzimi administrativ është në shërbim të secilës komunë dhe se nuk është në mandatin e tyre që të bisedojnë me qytetarët që të iniciojnë peticion për largimin e kryetarëve.

“Largimi i tyre mund bëhet në formën që tashmë është shumë demokratike, kërkesa e qytetarëve për largimin e tyre. Udhëzimi administrativ është forma demokratike. Kush mund të garantojë që edhe serbët do të marrin pjesë në zgjedhje nëse kryetarët japin dorëheqje? Do të përsëritet e njëjta situatë. Për atë është e rëndësishme të kemi vullnet t

- Advertisement -spot_img

Me te lexuarat...

- Advertisement -spot_img

Lajmet tjera...