17/06/2024

Kurti dhe Vuçiq rikthehen në Bruksel, çfarë do të sjellë takimi i shtatorit

të fundit...

- Advertisement -spot_img

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti dhe presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiq takohen të enjten, më 14 shtator në Bruksel, për herë të parë pas 22 qershorit. Siç njofton zyra e BE-së, përfaqësuesi i Bashkimit Evropian për politikë të jashtme, Josep Borrell, do të fillojë takimet e ndara me liderët që nga ora 09:00 e ditës së enjte, ndërsa më pas do të zhvillohet edhe një takim tripalësh.

“Takimi do të fokusohet në zbatimin e marrëveshjes për rrugën drejt normalizimit, si dhe çështjet aktuale. Do të ketë një deklaratë për mediet nga Përfaqësuesja e Lartë në përfundim të takimeve në godinën e EEAS-së”, thuhet në njoftim.

Konsultime para takimit

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti ka zhvilluar disa telefonata me përfaqësues të lartë shtetërore në prag të nisjes për Bruksel.

Para disa ditësh, Kurti bisedoi në telefon me Zëvendësndihmëssekretarin e Shteteve të Bashkuara për Çështje Evropiane dhe Euroaziatike dhe njëherësh të dërguarin e posaçëm të Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar.

Siç njoftohet, Kurti dhe Escobar biseduan për rëndësinë e zbatimit të shpejtë dhe të plotë të Marrëveshjes Bazike dhe Aneksit të saj, të arritura në Ohër.

“Konfirmova gatishmërinë time për t’u angazhuar në negociata aktive gjatë takimit të dialogut në Bruksel dhe e falënderova për mbështetjen e ShBA-së”, publikoi Kurti në platformën X pas bisedës.

Së fundmi, kryeministri Kurti bisedoi edhe me të Dërguarin e Posaçëm të Mbretërisë së Bashkuar për Ballkanin Perëndimor, Stuart Peach, ku gjithashtu u bë fjalë për marrëveshjet për normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë.

Tensionet në veri të Kosovës

Dialogu Kosovë-Serbi me ndërmjetësim të Bashkimit Evropian vjen në një periudhë të tensioneve në veri të Kosovës, pas një varg ngjarjesh që nxehën gjakrat mes serbëve lokalë dhe institucioneve të Republikës së Kosovës.

Tensionet filluan vitin e kaluar për çështjen e targave ilegale të Serbisë, vazhduan me bojkotimin e institucioneve të Kosovës nga serbët lokalë dhe zgjedhjet vendore në komunat me shumicë serbe.

Serbët lokalë protestuan kundër marrjes së detyrës nga kryetarët e rinj të komunave me shumicë serbe, të zgjedhur në zgjedhje të bojkotuara nga serbët. Gjatë protestave u lënduan dhjetëra ushtarë të KFOR-it.

BE-ja kërkon me ngulm organizimin e zgjedhjeve të parakohshme në këto komuna dhe shtensionimin e situatës. Për këtë shkak, ka vendosur edhe disa masa të përkohshme ndaj Kosovës, si nxitje për ta bërë rolin e saj për uljen e gjakrave.

- Advertisement -spot_img

Me te lexuarat...

- Advertisement -spot_img

Lajmet tjera...