Qyteti rus i Belgorodit sërish ishte shënjestra e radhës e bombardimeve ukrainase, thanë zyrtarët.
Guvernatori i Belgorodit, Vyacheslav Gladkov, ka njoftuar se gjatë granatimeve të fundit janë plagosur dy persona, dhe janë shkaktuar shumë dëme materiale.
“Sipas informacioneve janë dy viktima. Njëri ka plagë me prerje në krah, tjetri në këmbë”, tha Gladkov.
Gjatë gjithë luftës, Kremlini është përpjekur të ruajë një normalitet, por duket se sulmet e fundit ukrainase kanë shkaktuar shqetësime të mëdha te rusët.
Kjo për faktin se ukrainasit gjithnjë e më shumë po i shton sulmet kundër saj.
Madje, ditë më parë është realizuar edhe një sulm tjetër nga forcat ukrainase, ku mbetën të vdekur 25 persona. Gjithashtu edhe shkollat i kanë zgjatur pushimet e tyre dimërore.
Ndërkohë, Ukraina ka deklaruar se shënjestër e saj kryesisht ishte një postë komanduese ruse pranë Krimesë në Sevastopol. /Telegrafi/