Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen sot do të jetë për vizitë në Kosovë, ndërsa kjo vizitë e presidentes së KE-së është në kuadër të turneut në Ballkan.
Ursula von der Leyen do të pritet në vizitë nga e para e shtetit, Vjosa Osmani.
Von der Leyen do të takohet edhe me kryeministrin në detyrë, Albin Kurti. Takimi do të mbahet në Kuvendin e Kosovës.
Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula Von der Leyen turneun në Ballkan e nisi nga Tirana. Ajo gjatë qëndrimit në kryeqytetin shqiptar e vlerësoi progresin e Shqipërisë drejt BE-së në tre vitet e fundit si të jashtëzakonshëm dhe në kohë rekord.
Ajo në një konferencë për media theksoi se Shqipëria e ka bërë të qartë rrugën e saj evropiane.