13/04/2024

Ushtria izraelite vret 4 palestinezë në Bregun Perëndimor

të fundit...

- Advertisement -spot_img

Të paktën 4 palestinezë u vranë në sulmin me mjet ajror pa pilot (UAV) të ushtrisë izraelite në qytetin e Jeninit në Bregun Perëndimor të pushtuar

Të paktën 4 palestinezë u vranë në sulmin me mjet ajror pa pilot (UAV) të ushtrisë izraelite në qytetin e Jeninit në Bregun Perëndimor të pushtuar, transmeton Anadolu.

Sipas informacionit të marrë nga burime lokale, forcat izraelite kryen sulm me dron në lagjen Sibah të qytetit Jenin.

Raportohet se disa persona u plagosën në sulm dhe forcat izraelite nuk lejuan hyrjen e ekipeve mjekësore që donin të kujdeseshin për të plagosurit në zonë.

Në deklaratën me shkrim të Ministrisë palestineze të Shëndetësisë thuhet se në sulmin e kryer nga ushtria izraelite në Jenin, kanë humbur jetën 4 palestinezë.

Numri i palestinezëve të vrarë në sulmet e forcave izraelite dhe kolonëve hebrenj në Bregun Perëndimor të pushtuar dhe Kudsin Lindor që nga 7 tetori është rritur në 279.

Ushtria izraelite bastisi qytetin e Jeninit nga drejtime të ndryshme në mëngjes dhe vendosi snajperë në çatitë e shumë ndërtesave të larta.

Burimet lokale raportuan se forcat izraelite rrethuan disa lagje në rajon dhe ishin vendosur përpara hyrjeve të urgjencës të Spitalit Shtetëror Jenin dhe spitaleve Er-Razi dhe El-Amal.

Që nga 7 tetori, kur filluan sulmet në Gaza, ka patur rritje të ndalimeve dhe bastisjeve të forcave izraelite kundër palestinezëve në Bregun Perëndimor të pushtuar dhe Kudsin Lindor.

- Advertisement -spot_img

Me te lexuarat...

- Advertisement -spot_img

Lajmet tjera...