13/12/2024

Vaksinat kundër Covid në SHBA, shteti i Kansasit padit Pfizer

- Advertisement -spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

të fundit...

- Advertisement -spot_img

Shteti amerikan i Kansasit ka paditur Pfizer, duke akuzuar kompaninë farmaceutike për “deklarata të rreme” në lidhje me efektivitetin e vaksinave kundër Covid-19 të prodhuara nga kompania.

Padia e ngritur nga prokurori i përgjithshëm i shtetit, Kris Kobah, sfidon gjigantin farmaceutik si për pretendimet në lidhje me efektivitetin e vaksinave në parandalimin e shfaqjes së sëmundjes dhe transmetimin e virusit, ashtu edhe për garancitë fillestare në lidhje me sigurinë e serumeve. Sipas Kansas, Pfizer do të kishte vënë kështu në rrezik shëndetin e banorëve të shtetit.

Në veçanti, Pfizer akuzohet se do të kishte vënë në rrezik shëndetin e qytetarëve duke pretenduar se vaksina nuk i ekspozonte njerëzit ndaj reaksioneve negative dhe duke fshehur të dhënat që lidhnin efektet e vaksinave me rastet e miokarditit dhe komplikimeve për gratë shtatzëna.

Në padinë e ngritur kundër Pfizer, shteti i Kansasit pretendon gjithashtu se kompania “e dinte” që në fillim se efektiviteti i vaksinave ra me shpejtësi pas injeksionit të një doze dhe se vaksinat nuk do të ofronin mbrojtje të mjaftueshme kundër varianteve të mëvonshme të COVID 19.

Zyra e Prokurorit të Përgjithshëm Kobah tha në një deklaratë se shteti i Kansasit gjithashtu akuzon Pfizer-in se bashkëpunon me punonjësit e faqeve kryesore të mediave sociale për të “censuruar përmbajtjen kritike” ndaj vaksinave. Në një deklaratë, Pfizer u përgjigj duke thënë se ishte e përgatitur t’u përgjigjej akuzave “në kohën e duhur”./Reuters

- Advertisement -spot_img

Me te lexuarat...

- Advertisement -spot_img

Lajmet tjera...